Celina po harron problemet, shënon gol dhe i siguron fitoren Ipswichit
Bersant Celina ka lënë pas problemet dhe ka shënuar golin e parë për Ipswichin në League One që kur u kthye te ky klub këtë verë.
Futbollisti shqiptar realizoi në minutën e fundit të ndeshjes kundër Fleetwood, për t’i siguruar tri pikë skuadrës së tij.
Celina shënoi për rezultatin 2-1 në minutën e tretë të kohës shtesë.
Injury time winner from Bersant Celina ?
Absolute scenes ?pic.twitter.com/iBu6TdRxtm
— Dardanian Footy (@DardanianFooty) October 23, 2021
Ai u inkuadrua nga banka rezervë në këtë ndeshje, duk u futur në fushë në minutën e 65-të.
Në gjashtë paraqitje, 25-vjeçari ka edhe tri asistime, me Ipswichin që është në mesin e tabelës.
Celina ka pasur probleme shëndetësore gjatë verës, ku duket se i ka kaluar dhe tani është gati të kthehet në formën e mëparshme. /Telegrafi/


