Casillas: Deri 40 vjet dua të luaj për Realin
04/11/2014
Kjo deklaratë e Casillas e ka alarmuar në masë të madhe edhe Keylor Navasi, portierin e ri të Realit, i cili si duket do të ketë konkurrencë edhe një kohë të gjatë.
“Reali është klub i madh dhe gjithmonë ka aktivitet. Unë ndihem shumë i lumtur, pavarësisht lëvizjeve në formë”.
“Të gjithë njerëzit, të gjithë presidentët që kanë ardhur në klub janë shprehur se ata dëshirojnë që unë të përfundoj karrierën këtu”.
“Mendoj se mund të luaj deri në moshën 40 vjeçare. Unë ndihem i fortë dhe i fuqishëm. Nëse trupi dhe koka është mirë, atëherë ju mund të bëni këtë. Dhe nëse jeni të lumtur, atëherë ju keni edhe një synim, e nuk keni as arsye për të shkuar diku tjetër”, ka thënë Casillas. /Telegrafi/


