Please enter at least 3 characters.

Casemiro: Humbja nga Betisi mund t’i kushtojë Realit me titull

2020/03/Casemiro-e1583744545305.jpg
245:"SEVILLE, SPAIN - MARCH 08: Casemiro of Real Madrid CF runs with the ball during the Liga match between Real Betis Balompie and Real Madrid CF at Estadio Benito Villamarin on March 08, 2020 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, ka pranuar se humbja nga Real Betisi mund t’u kushtojë me titullin e La Ligas këtë edicion.

Los Blancos pësuan me rezultat 2-1 të dielën mbrëma, ashtu që kanë mbetur me dy pikë prapa Barcelonës në tabelë, kur kanë mbetur edhe 11-të ndeshje për t’u zhvilluar.

“Ata ishin superiorë dhe luajtën më mirë, nuk ka arsyetime, futbolli është i thjeshtë. Në La Liga, secila ndeshje është e vështirë. Për ta fituar La Ligan duhet të luajmë mirë në secilën ndeshje dhe ne nuk luajtëm mirë”.

(Foto: Fran Santiago/Getty Images/Guliver)

“Duhet të vazhdojmë të angazhohemi shumë, nuk e kemi kryer detyrën dhe nuk kemi luajtur ashtu si luajtëm ndaj Barcelonës”.

“Edhe ne jemi njerëz, por mund të na kushtojë me titullin e ligës. Tash duhet të shikojmë drejt (ndeshjes ndaj) Eibarit”, ka deklaruar mesfushori brazilian. /Telegrafi/