Please enter at least 3 characters.

Casemiro: Hazard po tenton, mirëpo futbolli ka të bëjë me shënimin e golave

2019/10/hazard.jpg
241:"MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 28: Eden Hazard of Real Madrid in action during the Liga match between Club Atletico de Madrid and Real Madrid CF at Wanda Metropolitano on September 28, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Casemiro ka thënë se Eden Hazard është në mesin e periudhës së adaptimit te Real Madridi.

Ylli belg e kompletoi kalimin te Los Blancos në afatin kalimtar veror nga Chelsea për 100 milionë euro, pas shtatë vitesh të kaluara në Ligën Premier.

Lojtari 28-vjeçar shihet si zëvendësues i Cristiano Ronaldos, mirëpo deri më tani nuk po tregon formën e lartë që e kishte te The Blues.

Casemiro ka deklaruar se ai nuk ka dyshime për cilësitë që i posedon Hazard, por që futbolli ka të bëjë me shënimin e golave.

“Hazardi po tenton, por futbolli ka të bëjë me shënimin e golave”, ka thënë mesfushori brazilian për Marca-n.

“Ne e dimë se ai është në mesin e pesë lojtarëve më të mirë në botë dhe është normale që të keni një periudhë adaptimi në një ligë tjetër”.

Real Madridi barazoi 2-2 mbrëmë me Club Burgge në Ligën e Kampionëve, gjersa Sergio Ramos dhe Casemiro i shënuan të dy golat, me belgun që nuk bëri paraqitje aspak të mirë. /Telegrafi/