Carlo Ancelotti nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit te Real Madrid edhe pasi i skadon kontrata aktuale
25/09/2024
Carlo Ancelotti ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me Real Madridin, që e sheh atë si trajner te klubi mbretëror deri më 30 qershor 2026. Megjithatë, raportohet se ai nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit në Real Madrid edhe pas vitit 2026, kur i përfundon kontrata, shkruan AS.Carlo Ancelotti ka arritur sukses të jashtëzakonshëm gjatë kohës së tij në Real Madrid, duke grumbulluar gjithsej 13 trofe në dy periudha të veçanta me klubin.


