Please enter at least 3 characters.

Capital T ndan detaje të reja nga albumi i tij “Skulpturë”

2020/06/Screenshot_5-32.png

Kanë mbetur edhe pak ditë nga lansimi i albumit të katërt të reperit të njohur Capital T.

Artisti i popullarizuar shqiptar përmes rrjeteve sociale së fundmi ka dhënë detaje shtesë rreth këtij albumi, i cili siç njofton do të lansohet më 1 korrik.

Ai më tutje zbulon se ky album do të lansohet me dy pjesë, pjesa e parë e të cilit vjen në fillim të muajit tjetër.

Capital T (Foto: Instagram)

“Studio albumi jem i katërt, Skulpturë - i cili lansohet me dy pjesë. Pjesa e parë vjen me 1 korrik. A jemi gati të shkatërrojmë lojën?”, ka shkruar mes tjerash ai.

Ndërkaq, reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe duket se mezi po presin për këtë album të Kapos.

Para publikimit të projektit madhështor, Capital T është duke e shijuar suksesin e këngës së fundit dhe njëherësh më të re "DMP" në bashkëpunim me Ledri Vulën. /Telegrafi/