Please enter at least 3 characters.

Capital T dhe 2po2 për herë të parë me performancë në Prishtinë

2016/01/2po2-tep-euml-r-i-k-euml-naqur-me-klipin-ja-kujt-ia-dedikuam_hd.jpg

Capital T dhe 2po2, si dy nga artistët më të njohur në trojet shqiptare, njihen për atmosferën e jashtëzakonshme që krijojnë gjithmonë, kudo që përformojnë.
Mirëpo, edhe pse duket e pabeseshme këta dy artistë asnjëherë nuk kanë pasur performancë live në Prishtinë.

Kanë pritur me vite që paraqitja e tyre të jetë sa më e kompletuar dhe e veçantë, dhe ti japin publikut prishtinas një event për tu mbajtur mend.

Kështuqë, ata kanë vendosur që paraqitjen e tyre të parë ta kenë në Duplex Premium, të hënën, më 11 Korrik.

Eventi do të jetë i mbushur me befasi dhe musafirë special, si dhe me një performanë që nuk e keni përjetuar ndonjëherë.

Jo më kot këta artistë të mëdhenjë kanë zgjedhur Duplex Premium për performancën e tyre. Vendi dhe kualiteti pakrahasueshmërisht superior që ky klub nate ofron, nuk ka si të mos e bënte të përzgjedhurin, jo vetëm për këtë event, por për të gjitha tjerat me nam në vend.