Please enter at least 3 characters.

Çanta rozë me diamante fals e Alexander Wang është diçka që çdo femër e ëndërron

2019/08/https___hypebeast.com_wp-content_blogs.dir_6_files_2019_08_alexander-wang-pink-rhinestone-bag-0-e1565011651597.jpg

Nëse veç keni qenë duke e kërkuar një aksesor të inspiruar nga vitet e 90’ta, atëherë çanta e Alexander Wang me diamante është diçka që patjetër duhet ta keni.

Kjo çantë tekstili vjen e zbukuruar me xham të prerë në formë kristali dhe mban një ngjyrë të ndritshme rozë, transmeton Telegrafi.

Çanta ka edhe një mbajtëse praktike e cila është e lëkurës.

Me një çmim prej 700 dollarëve, çanta Alexander Wang është aksesori luksoz që i përshtatet çdo kombinimi.