Please enter at least 3 characters.

Caktohen pasuesit e Bhuttos

2016/01/f.1230144517988_m.jpg

Bilawal ka kaluar kohën më të madhe të jetës së tij jashtë Pakistanit dhe është akutlaisht student në Univeristetin e Oksfordit në Angli.

Më herët ndërsa anëtarët e partisë së Benazir Bhuttos, PPP u mblodhën për të dëgjuar testamentin e saj, ka pasur tregues të fortë në Pakistan se zgjedhjet parlamentare të planifikuara për muajin tjetër mund të shtyhen.

Një zëdhënës i qeverisë tha se mund të ketë shtyrje me afro 2 muaj.

Në trazirat që pasuan vdekjen e zonjës Bhutto janë vrarë mbi dyzet persona dhe është vënë në dyshim mbajtja e zgjedhjeve.

Një udhëheqës tjetër i opozitës, Nawaz Sharif, ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. /BBC/