Caicedo beson te suksesi i Chelseat me Rosenior
Moises Caicedo beson se Chelsea mund të vazhdojë të përmirësohet nën drejtimin e trajnerit të ri Liam Rosenior, pasi “Blutë” siguruan një fitore dominuese 5-1 ndaj Charlton Athletic në raundin e tretë të FA Cup.
Ndeshja e parë e Rosenior në krye të skuadrës u mbyll me një fitore të thellë, ndërsa Caicedo vlerësoi qasjen e trajnerit, veçanërisht në aspektin e disiplinës dhe përpjekjes.
“Mendoj se ai thjesht dëshiron disiplinë dhe përpjekje nga ne, në stërvitje dhe në ndeshje. Ne kemi filluar shumë mirë me të dhe me siguri do të bëjmë shumë gjëra të mira me të”, deklaroi mesfushori i Chelseat.
Duke reflektuar mbi fitoren ndaj Charltonit, Caicedo shtoi: “Jemi shumë të kënaqur me fitoren sepse e dinim se është shumë e vështirë të luash kundër tyre, kështu që skuadra ishte e mirë", tha Caicedo.
Ai përfundoi: “Është një betejë kur luan kundër një skuadre si ata, por skuadra jonë ishte e përgatitur. Mendoj se luajtëm shumë mirë dhe fituam ndeshjen", deklaroi mesfushori i londinezëve. /Telegrafi/


