Please enter at least 3 characters.

BuzzFeed blen mediumin HuffPost

2020/11/GettyImages-1071861718.jpg
388:"NEW YORK, NY - DECEMBER 11: A BuzzFeed News logo adorns a wall inside BuzzFeed headquarters, December 11, 2018 in New York City. BuzzFeed is an American internet media and news company that was founded in 2006. According to a recent report in The New York Times, the company expects to surpass 300 million dollars in earnings for the 2018 fiscal year. (Photo by Drew Angerer/Getty Images)
12:"Getty Images

HuffingtonPost ka një pronar të ri pasi kompania aktuale Verizon Media arriti një marrëveshje për ta shitur faqen te BuzzFeed, raportojnë mediet e huaja.

Lajmin e bëri të ditur Wall Street Journal derisa e përshkroi këtë si një marrëveshje aksionesh, transmeton Telegrafi.

Verizon Media ka bërë një investim në BuzzFeed duke u bërë dhe një aksioner i pakicës në kompaninë e medias dixhitale.

Vendimi i ri përfshin gjithashtu një marrëveshje për të bashkuar përmbajtjen midis dy kompanive.

Sipas njoftimit për shtyp nga BuzzFeed, kjo marrëveshje përmbush rrethin e HuffPost, pasi bashkëthemeluesi dhe CEO i BuzzFeed, Jonah Perreti ishte gjithashtu një nga themeluesit e saj që fillimisht njihej si The Huffington Post.

“Kam kujtime të forta të zhvillimit të gazetës HuffPost, mirëpo BuzzFeed po e bën këtë blerje sepse ne besojmë në të ardhmen e HuffPost dhe potencialin që duhet të vazhdojë në përcaktimin e peizazhit të medias për vitet në vijim”, tha Perretti.

Verizon Media e bleu The Huffington Post për 315 milionë dollarë gati një dekadë më parë, vetëm disa muaj pasi bleu TechCrunch. /Telegrafi/