Please enter at least 3 characters.

Butrinti "në lot" për fëmijën autik (Video)

2016/04/12374778_1634440026818074_3254438223934068999_o.jpg

Video, e cila dje bëri xhiron e botës duket se ka prekur tepër edhe Butrintin, i cili ka shpërndarë një pjesë të saj në profilin e tij.

Nëse nuk e keni parë, bëhet fjalë për një fëmijë autik, i cili ishte në lot gjatë gjithë performancës së grupit të tij të preferuar, Coldplay.

Mesa duket vetë Butrinti e ka gjetur veten në lot, ashtu siç shkruan në koment, duke parë videon emocionuese, e cila ndoshta i kujton artistit 20 vjeçar edhe momentet që kaloi pranë fëmijëve të fshatit SOS gjatë një vizite që ai bëri disa muaj më parë./Telegrafi/