Butrint Imeri shëtit në natyrë duke përdorur masa mbrojtëse
Njëri nga këngëtarët më të dashur dhe më simpatik në estradën shqiptare është padyshim Butrint Imeri.
Ai shquhet si njëri nga meshkujt më të bukur dhe fansat e tij janë mjaft aktiv në rrjete sociale duke i dhënë mbështetje të pafund.
Në këtë periudhë të pandemisë coronavirus, Butrinti ka vendosur të qëndrojë i izoluar në shtëpinë tij, duke respektuar distancimin shoqëror dhe rregullat e vendosura nga organet shtetërore.
Së fundmi ai ka zgjedhur një vend malor që të sodisë, pasi edhe ajri është më i pastër, pas qëndrimit të gjatë në vetizolim.
Krijuesi i hitit "Bella" përmes rrjetit social Instagram ka shpërndarë disa imazhe, ku në disa prej tyre shihet se ka vendosur masa mbrojtëse.
Në postimin në vijim, Butrinti ka ftuar fansat e tij që ta ndjekin gjatë interpretimit të këngëve të tij në versionin akustik. /Telegrafi/


