Busti i famshëm i Ronaldos në aeroportin e Madeira zëvendësohet me një tjetër
Busti i bronztë i Cristiano Ronaldos në aeroportin e Madeiras në Portugali është zëvendësuar me një tjetër.
Në atë kohë skulptura e yllit portugez ishte bërë hit në media dhe rrjetet sociale për mënyrën jo të mirë të punuar.
Në atë kohë skulptori Emanuel Santos kishte thënë se është e pamundur të kënaqësh të gjithë, duke i shikuar kritikat si normale.
Por, ESPN konfirmon se ajo tashmë është larguar dhe zëvendësuar me një tjetër të premten, në ditën kur CR7 ka shënuar het-trik ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror.
E gjitha kjo besohet se ka ardhur si kërkesë e familjes Ronaldo.
Për këtë ka folur edhe Santos, i cili ka thënë: " Nëse është hequr në mënyrë befasuese, nuk është problemi im".
Por, një gjë është e sigurt, skulptura e re duket dukshëm më e bukur dhe reale. /Telegrafi/


