Please enter at least 3 characters.

Busquets drejt rikthimit ndaj Romës

2018/04/Sergio-Busquets-barcelona.jpg
179:" during a Barcelona training session and press conference ahead of their UEFA Champions League Round of 16 match against Chelsea at Nou Camp on March 13, 2018 in Barcelona, Spain.
11:"David Ramos

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, pritet të jetë i gatshëm për skuadrën spanjolle për ndeshjen në Ligën e Kampionëve ndaj Romës.

Spanjolli u lëndua në ndeshjen e dytë kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

29-vjeçari humbi dy ndeshjet miqësore me Përfaqësuesen e Spanjës, atë ndaj Gjermanisë dhe Argjentinë, por edhe barazimin e Barçës kundër Sevillas me rezultat 2-2 në La Liga.

(Foto: GettyImages)

Sipas Diario Sport, Busquets është kthyer në stërvitje me skuadrën e plotë këtë të hënë dhe pritet të jetë i gatshëm për grumbullim me Romën.

Në 25 ndeshje në La Liga mesfushori qendror ka shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime.

Sergio ka qenë një nga lojtarët vendimtar në lojën e Barçës në vitet e fundit.

Mungesa tjera për Barcelonën nuk pritet të ketë ndaj klubit romak. /Telegrafi/