Business Insider vë Kosovën në listën e 17 shteteve më të lehta për të nisur një biznes (Foto)
Të fillosh një biznes kurrë nuk ka qenë punë e lehtë. Por ekzistojnë disa vende ku mund të filloni biznesin që e keni ëndërruar me vite të tëra, shkruan Business Insider.
Banka Botërore ka përpiluar një raport për vendet më të mira dhe më të këqija për të bërë biznes, ku janë marrë parasysh disa faktorë që ndikojnë drejtpërdrejt në të bërit biznes transmeton Telegrafi.
Këtu përfshihen qasja në energji elektrike, regjistrimi i pronës si dhe marrja e kredisë.
Në këtë studim janë mbledhur të dhëna dhe analiza të veprimtarisë nga sipërmarrësit në më shumë se 130 mijë kompani.
Këto janë 17 vendet që konsiderohen më të mirat për të bërë biznes:
Edhe pse Belgjika është renditur në vendin e 17-të të vendeve më të mira për të bërë biznes, ky vend vazhdon të ketë problem me regjistrimin e pronës, ku procesit i regjistrimit kërkon mesatarisht 56 ditë.
Në Xhamajkë nevojiten të kalohen vetëm dy procedura për të filluar një biznes, dhe për shkak të këtyre lehtësira ky vend është pozicionuar në vendin e 12-të.
Falë internetit të shpejtë dhe qasjes së lehtë në teknologji, Koreja e Jugut nuk e ka pasur edhe aq problem të zë vendin e 11-të.
Metodat e lehta në marrjen e kredive si dhe transaksioni i sigurt, e ka bërë Armeninë një prej vendeve të preferuara e të bërit biznes, duke u renditur zënë vendin e 9-të.
Por hiq më keq nuk qëndron as Singapori, sa i përket lejeve për ndërtimin e objekteve për biznes, si dhe procedurave lehtësuese online për blerje.
Qasja në energjinë elektrike është shumë e lehtë në Azerbajxhan, por edhe sistemi i avancuar i hartave i digjitale, i kanë ndihmuar këtij vendi të thithë investitorë të huaj që njëherit i mundësuan të sigurojë vendin e 5-të.
Ndërkaq, shteti fqinj i Kosovës, Maqedonia është renditur në vendin e katërt në top listën e vendeve më të mira për të bërë biznes.
Hapja e ndonjë biznesi në Hong Kong është shumë pak i kushtueshëm, dhe sistemi i regjistrimit të biznes funksionon për mrekulli, dhe për shkak të këtyre dy fakteve ky vend është pozicionuar në vendin e 3-të.
Por edhe Kanadaja cilësohet si një vend ideal për të filluar një biznes, ku brenda 36 orëve mund të pajiseni me të gjitha dokumentacionet. Sipas Bankës Botërore, Kanadaja është renditur në vendin e dytë.
Ndërkaq vendi i parë i ka takuar Zelandës së Re, që edhe konsiderohet parajsa për ata persona që dëshirojnë të fillojnë një biznes. /Telegrafi/


