Please enter at least 3 characters.

Burrë dhe grua arrestohen në Pejë – sulmuan fizikisht njerkën

2024/05/dhune-fizike.jpg

Dy persona, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshortë), janë arrestuar në Pejë nën dyshimin për dhunë në familje.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht dhe kanë fyer viktimën femër kosovare, që është njerka e të dyshuarit mashkull.

Pas arrestimit, të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet përkatëse.

Në përputhje me vendimin e prokurorit, ata janë liruar, ndërsa rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /Telegrafi/