Please enter at least 3 characters.

Buffon mund të rikthehet te Parma, aty ku filloi gjithçka

2019/06/GettyImages-1129196365.jpg
278:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 12: Gianluigi Buffon of PSG looks on during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Manchester United and Paris Saint-Germain at Old Trafford on February 12, 2019 in Manchester, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Gianluigi Buffon është në negociata për një kthim në klubin e tij të parë, Parma, pretendon La Gazzetta dello Sport.

Portieri 41-vjeçar është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, andaj është duke kërkuar një tjetër aventurë.

Ai bëri 25 paraqitje për kampionët francezë, duke mbajtur portën të paprekur në nëntë ndeshje. Buffon ka lënë të kuptohet se po e mendon një kthim në Itali, ndërsa mediat raportuan se mund të rikthehet te Parma, aty ku e nisi gjithçka.

Gianluigi Buffon në kohën kur ishte te Parma (Foto: Grazia Neri/Getty Images/Guliver)

Portieri italian e  filloi karrierën e tij në Akademinë e të rinjve të Parmës dhe u ngjit në skuadrën e parë në vitin 1994.

Ai bëri 220 paraqitje për skuadrën e Stadio Tardinit, duke përfshirë debutimin në Serie A me një barazim pa gola ndaj Milanit më 19 nëntor 1995, kur ishte vetëm 17 vjeç e nëntë muaj.

Buffon u transferua më pas te Juventusi për atë që atëherë ishte një transferim rekord botëror për një portier, 53 milionë euro, në verën e vitit 2001.

Parma ka kaluar shumë gjëra që atëherë, pasi ata falimentuan në vitin 2015 dhe duhej të fillonin përsëri nga Serie D, por që kanë bërë punë të madhe, falë tri promovimeve të njëpasnjëshme. /Telegrafi/