Bruno Mars nuk është homoseksual
03/04/2012
Spekulimet rreth orientimit seksual të krijuesit të hitit “Grenade” u përhapën të dielën (1 prill), me ç’rast thuhej se gjatë një interviste për një radiostacion në Chicago, Bruno kishte pranuar se pëlqen meshkujt.
Megjithatë, këto spekulime i ka mohuar zëdhënësi i tij, i cili ka thënë për GossipCop.com se shprehjet janë të fabrikuara. /Telegrafi/


