Please enter at least 3 characters.

Bruno Fernandes: Jam i uritur për të fituar trofe me Manchester Unitedin

2020/03/bruno-fernandes-2.jpg
576:"Manchester United's Bruno Fernandes reacts after being awarded a penalty following a foul by Watford's goalkeeper Ben Foster during the Premier League match at Old Trafford, Manchester. PA Photo. Picture date: Sunday February 23, 2020. See PA story SOCCER Man Utd. Photo credit should read: Martin Rickett/PA Wire. RESTRICTIONS: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications.
14:"Martin Rickett

Mesfushori portugez, Bruno Fernandes ka thënë se ai u bashkua me Manchester Unitedin për të ndihmuar klubin të fitojë trofe dhe është i etur për këtë.

Unitedi firmosi me Fernandesin nga Sporting Lisbona në afatin kalimtar të janarit, dhe portugezi ka qenë në formë të lartë deri tani në Old Trafford.

Kalimi te Djajtë e Kuq ka qenë një ëndërr për portugezin, i cili ka pasur referenca të mira nga bashkëkombësit e tij, Cristiano Ronaldo dhe Luis Nani.

“Nënshkrimi për Unitedin ishte e njëjta ndjenjë si kur firmosa për Sportingun në Portugali: ëndrra për të luajtur për një klub të madh në Portugali, për të qenë në Ligën Premier, për të përfaqësuar klubin më të mirë anglez në vitet e fundit”, ka thënë fillimisht Fernandes për Canal 11.

Bruno Fernandes (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Ardhja në një klub që nuk ka fituar kohëve të fundit, por është i uritur për të fituar, është ajo që i duhet një lojtari”.

“Të kesh emra si Cristiano dhe Nani, të cilët fituan trofe të mëdhenj këtu, më bën të dëshiroj të përpiqem të kem edhe unë ato arritje”.

“Nani, me të cilin pata mundësinë të punoj në Sporting, gjithmonë më fliste shumë mirë për Manchesterin Unitedin”.

“Dhe fakti që Cristiano u dha referenca të mira njerëzve që ishin duke pyetur për mua para nënshkrimit tim, më bën krenar për atë që po bëja”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/