Please enter at least 3 characters.

Britney vazhdon ta kërkojë kujdestarinë për djemtë e saj

2019/12/KevinFederlineBritney-e1576012509462.jpg
236:"HOLLYWOOD - FEBRUARY 08: Singer Britney Spears (R) and husband Kevin Federline arrive at the SONY BMG Grammy Party held at The Hollywood Roosevelt Hotel on February 8, 2006 in Hollywood, California. (Photo by Vince Bucci/Getty Images)
12:"Getty Images

Britney Spears nuk ka hequr dorë nga lufta e saj për të marrë kujdestarinë e dy djemve nga ish-bashkëshorti Kevin Federline.

Këngëtarja e njohur gjatë një gjyqi në shtator arriti të fitojë 30 për qind të kohës së djemve dhe tani sipas raportimeve, ajo po përgatitet për një tjetër gjyq për vitin e ardhshëm.

“Qëllimi i Britneyt është që në vitin e ri të shkojë në gjykatën familjare dhe të kërkojë më shumë kohë nga kujdestaria e djemve të saj”, ka thënë një burim për revistën US Weekly, transmeton KP.

Britney Spears dhe Kevin Federline (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Spears do t'i kalojë festat e fundviti me dy djemtë Sean (14 vjeçar) dhe Jayden (13 vjeçar), para se të shkojnë te babai i tyre.

Që nga shkurorëzimi i tyre në vitin 2007, Spears dhe Federline ndanë një marrëveshje kujdestarie gjysmë për gjysmë, por më pas këngëtarja e ka humbur një pjesë të kujdestarisë.

Britney Spears (Foto: Matthew Simmons/Getty Images for Rolling Stone/Guliver)