Please enter at least 3 characters.

Britney bën shaka rreth duetit me Azalean (Foto)

2016/01/britney-i-blen-nj-euml-kali-t-euml-dashurit_hd.jpg

Këngëtarja e famshme Britney Spears ka bërë shaka me tekstin dhe klipin e këngës së saj të re “Pretty Girls” në Twitter, të cilën e ka bërë në bashkëpunim me Iggy Azalean.

Këngëtarja ka postuar një fotografi, në të cilën shihet duke xhiruar promon e klipit të këngës, së bashku me mbishkrimin i cili me sa duket është teksti i kësaj kënge.

Britney edhe më parë ka bërë shaka me këngën “Pretty Girls” me një tjetër postim, në të cilin shihet së bashku me valltaret në një studio, transmeton Koha.net.

Edhe një tjetër fotografi e këngëtares, në të cilën shihet së bashku me Iggy Azalean në një veturë, po ashtu ka qarkulluar në këtë rrjet social.

Azalea tashmë ka folur për këtë këngë, duke thënë se “është një duet i vërtetë”.

“Pretty Girls” pritet të lansohet muajin e ardhshëm.