Please enter at least 3 characters.

Britania thotë se po i dhuron Ukrainës gjashtë dronë nënujorë

2022/08/thumbs_b_c_06b4efdbe516939120b2d452282c7a1f.jpg

Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha të shtunën se po i dhuron Ukrainës gjashtë dronë nënujorë për të ndihmuar në pastrimin e vijës bregdetare nga minat dhe për të bërë dërgesat e grurit më të sigurta.

Britania do të trajnojë gjithashtu disa personel të marinës ukrainas për të përdorur dronët, tha ministria në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij eksportoi një milion ton produkte bujqësore nëpërmjet Detit të Zi.

Ai këtë e tha vonë të premten në mbrëmje, gjatë fjalimit të rregullt të natës.

“Që nga dita e parë e gushtit, 44 anije me drithë ukrainase janë larguar nga portet tona në 15 vende. Në total janë një milion ton produkte. Kemi marrë kërkesa për 70 anije të tjera”, theksoi Zelensky. /Telegrafi/