Please enter at least 3 characters.

Britania raporton numrin më të madh të rasteve ditore me coronavirus që nga maji

2020/09/2ae1c25660754d74b0c6b236d9b24efc.png

Autoritetet shëndetësore britanike kanë publikuar të dhënat e fundit sa i përket pandemisë globale të njohur edhe si COVID-19.

Britania e Madhe gjatë ditës së sotme ka regjistruar 2988 raste të reja me coronavirus brenda 24 orëve.

Kjo është shifra më e lartë e rasteve ditore me coronavirus që nga 23 maji i këtij viti, raporton BBC.

Shifra është dukshëm më e lartë se 1813 sa ishin regjistruar gjatë ditës së djeshme. Numri i të vdekurve ka mbetur relativisht i ulët. Janë regjistruar dy të vdekur në 24 orët e fundit.

Ndryshe, deri më tani 347 mijë britanikë janë infektuar me virus gjersa kanë vdekur 41551 persona. /Telegrafi/