Please enter at least 3 characters.

Britania e Madhe siguron marrëveshjen e parë tregtare me Japoninë pas BREXIT-it

2018/04/brexit.jpg
153:"The word 'Brexit' from a newspaper headline, following the UK decision to leave the European Union, following a public referendum held on 23rd June 2016.
24:"Getty Images/iStockphoto

Japonia dhe Britania e Madhe njoftuan se kanë arritur marrëveshjes e tregtisë së lirë pas BREXIT-it.

Njoftimi u bë pas një takimi virtual midis ministrit të Jashtëm të Japonisë, Toshimitsu Motegi dhe Liz Truss, sekretarit të Tregtisë Ndërkombëtare të Britanisë së Madhe.

Marrëveshja hap rrugën për marrëdhënie të qetë bilaterale të biznesit pas përfundimit të periudhës së tranzicionit të Londrës të largimit nga Bashkimi Evropian.

Të dy ekonomitë që janë pjesë e grupit G20 të ekonomive më të fuqishme botërore, po punojnë për të zbatuar marrëveshjen e re deri në janar të vitit të ardhshëm.

Japonia dhe Britania e Madhe kanë qenë në diskutime që nga qershori, duke kulmuar sot me arritjen e marrëveshjes "kryesisht" të ngjashme me marrëveshjen e tregtisë Japoni-BE, e cila është në fuqi që nga shkurti 2019.

Britania e Madhe u largua nga BE më 31 janar, por është ende në periudhë tranzicioni. /Telegrafi/