Please enter at least 3 characters.

Britania e Madhe premton mbështetje të mëtejme për Kosovën

2021/01/bajrami-gb.png

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, priti sot në takim zëvendësambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jacob Webber.

Ministrja Bajrami e informoi Webber lidhur me angazhimin e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës në zbatimin e Programit për Rimëkëmbje si dhe menaxhimin e financave publike në vendin tonë. Ajo falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e ofruar deri tani për Ministrinë e Financave, përkatësisht ATK-në dhe Doganën e Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve të tyre në përmbushjen e obligimeve ligjore.

Zëvendës ambasadori, Webber, theksoi se për vite me radhë, Britania e Madhe ka ofruar mbështetje të konsiderueshme për institucionet ligj-zbatuese të Republikës së Kosovës sikurse ATK dhe Dogana dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në periudhën vijuese.