Please enter at least 3 characters.

Bretkosa e ngordhur i doli në sallatë (Foto)

2017/06/Kafshoi-bretkosën-e-ngordhur-që-i-doli-në-sallatë-foto-2-1-e1498421762306.jpg
17:"© yelp/Shawna C.

Shawna C ka qenë duke ngrënë në një restorant në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, kur ndjeu diçka të pashijshme në kafshim.

Pasi e nxori nga goja, kuptoi se ishte një bretkosë e ngordhur që ndodhej në mes të perimeve të sallatës, transmeton Telegrafi.

Bretkosa që gjeti në sallatë

“Po, ishte një bretkosë e vërtetë, të cilës ia hëngra një pjesë të trupit”, ka thënë ajo lidhur me rastin.

Megjithëse është ankuar, atë e kanë shpërblyer me një kartelë me të cilën mund të hante falas në po të njëjtin lokal.

Sipas të gjitha gjasave, përbërësit e sallatës nuk janë shpëlarë me ujë dhe as që janë kontrolluar për ndonjë papastërti. /Telegrafi/