Please enter at least 3 characters.

Brenda qendrës së skijimit në Korenë e Jugut: Dikur destinacioni i preferuar i turistëve afër kufirit me Korenë e Veriut, sot një "qytet" fantazmë (Foto)

2018/01/2-132.jpg
830:"This photo taken on January 16, 2018 shows a overview of the abandoned Alps Ski Resort, a former holiday destination in South Korea's far northeast close to the Demilitarized Zone that divides the peninsula, near Sokcho. The Alps Ski Resort was one of the country's first winter sports destinations, attracting tens of thousands of skiers every year until it abruptly shut its doors in 2006. Now South Korea has spent 800 million USD on the sporting facilities for next month's Winter Olympics, but the International Olympic Committee has expressed concern over the absence of future plans for several of them, saying the Games' legacy should be addressed "as a priority". / AFP PHOTO / Ed JONES / TO GO WITH AFP STORY: "Failed Ski resort looms over the Pyeongchang Games' legacy" FOCUS BY HWANG SUNGHEEED JONES/AFP/Getty Images
16:"AFP/Getty Images

Vetëm një orë vozitje nga vendi ku atletët më të mirë botëror do të garojnë për medalje në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut, gjendet resorti i skijimit brenda të cilit është ndalur "ora" për më shumë se një dekadë.

Resorti i skijimit në alpet e këtij vendi ishte destinacioni i preferuar i adhuruesve të sporteve të dimrit, ku dhjetëra mijëra skiatorë çdo vit mblidheshin derisa nuk u mbyll në vitin 2006, transmeton Telegrafi.

Restorantet, pishinat, teleferikët dhe dyqanet kanë mbetur ashtu siç ishin që kur ky resort turistik mbylli dyert për turistët, duke e bërë të duket si një skenë apokaliptike.

Koreja e Jugut ka shpenzuar 580 milionë funte në terrene të ndryshme për lojërat olimpike dimërore, megjithatë resorti turistik në Heul-ri në të cilin jetojnë afro 250 persona dhe gjendet në verilindje të vendit, është afër zonës së demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Brenda këtij vendi pothuajse gjithçka është shkatërruar si rezultat i moskujdesit, pasi ishte braktisur për shkaqe sigurie dhe që nga ajo kohë askush nuk e ka vizituar, praktikisht të gjitha bizneset kanë vdekur në atë zonë. /Telegrafi/