Please enter at least 3 characters.

Breazeale: Do të kthehem sërish për titull, gjyqtari e përfundoi më herët

2019/05/DeontayBreazzelaeh.jpg
231:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 18: Deontay Wilder knocks out Dominic Breazeale in the first round during their bout for Wilder's WBC heavyweight title at Barclays Center on May 18, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Dominic Breazeale nuk arriti t'u bënte ballë grushteve të Deontay Wilder për më shumë se dy minuta, duke qenë se u rrëzua që në raundin e parë.

Ai kishte pritur që dueli për titullin e WBC-së të zgjaste më shumë, ndërsa thotë se gjyqtari nuk e kishte përfunduar numërimin.

Dominic Breazeale nuk duroi më shumë se dy minuta (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

"Mendoj se gjyqtari e ndali pakëz më herët, sepse e dëgjoja kur thoshte shtatë dhe tetë, por i tillë është boksi".

"Ai e kreu punën e tij dhe na mbrojti për duelin e radhës. U ngrita dhe qëndrova në këmbë. është kategoria e peshave të rënda, prandaj ka goditje të rënda nga boksierët me fuqi të madhe".

"Kjo ishte një situatë kur ai dha një goditje të fortë me të djathtën para se ta bëja unë. Mendova se do të mund të vazhdoja në më shumë raunde. Do të kthehem dhe do ta kërkoj sërish titullin", është shprehur Breazeale pas meçit. /Telegrafi/