")
Please enter at least 3 characters.

Brando: Fitore e merituar

2016/01/brando-fitore-e-merituar_hd.jpg

Liria e Prizrenit arriti ta mposhtë rivalin rajonal me rezultat 3-1, falë një paraqitje shumë të mirë.

“Besa e ka një skuadër shumë të fortë dhe e ka pasur një seri shumë të mirë në ndeshjet e fundit. Ne në pjesën e parë luajtëm plogësht, kurse në të dytën luajtëm shumë mirë”.

“Ishte një rezultat pozitiv për ekipin tonë. Në çdo ndeshje kemi shkuar duke u ngritur. Stinori vjeshtor mbaroi dhe pres që në mars të jemi edhe më të fortë”, deklaroi Erdogan Brando pas ndeshjes.

Pas fitores ndaj Besës, Liria është ngritur në pozitën e nëntë në tabelë me 21 pikë të tubuara. /Telegrafi/