Braktisja e fshatrave, në Buçan të Pejës popullsia ka rënë nga 700 në vetëm 443 banorë
14/08/2025
Demokracia për Zhvillim D4D ka publikuar disa të dhëna për fshatin Buçan të Komunës së Pejës.
Në të dhënat e publikuara thuhet se në këtë fshat ka rënie të popullsisë, transmeton Telegrafi.
"Ky grafikon paraqet një realitet shqetësues: Popullsia ka rënë nga rreth 700 në vetëm 443 banorë në pak më shumë se një dekadë; Vetëm 8 nga 215 gra janë të punësuara; Mungesë e transportit të rregullt publik", thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se këto të dhëna tregojnë qartë nevojën për masa urgjente për të parandaluar shpërnguljen dhe për të përmirësuar mundësitë e jetesës në fshat.


