Brad Pitt bëri shaka me George Clooney-n: Ai mund të bëjë gjithçka, por ju lutem mos e lini të kërcejë
Brad Pitt pati një mesazh të veçantë në hapjen e Festivalit të Filmit në Venecia, të cilin e lexoi Laura Dern, në lidhje me George Clooney-n.
Clooney-t iu dha Luani i Artë për arritje gjatë gjithë jetës dhe Dern lexoi mesazhin e Pitt gjatë ceremonisë.
"Ai mund të bëjë gjithçka. Mund të aktrojë, të prodhojë, të konkurrojë në çdo gjë, është më i mirë se ne, por ju lutem mos e lini të kërcejë. Ai nuk është në dijeni. Pse e duam ne George Clooney-n", tha Dern.
Pitt shtoi në mesazhin e tij se Clooney është një simpatik, një altruist, një aktor dhe një atlet.
"Ai është i vetmi person që do të doje në krah kur të godasë një krizë. Baba, bashkëshort, njeri i botës, luftëtar për drejtësi, por një balerin shumë i keq", deklaroi ai.
Clooney dhe Pitt prezantuan filmin e tyre të përbashkët "Wolfs" në Venecia në vitin 2024. Ishte gjithashtu bashkëpunimi i tyre i parë filmik pas komedisë "Burn After Reading" të vitit 2008. /Telegrafi/


