Please enter at least 3 characters.

Boutaris: Gabim ishte ''Republika e Maqedonisë''

2016/01/kryetari-i-selanikut-boutaris-nuk-ekziston-gjuha-maqedonase_hd.jpg

Kryetari i Komunës së Selanikiti, Yannis Boutaris ka qartësuar deklaratën e tij gjatë qëndrimit dy ditor në Maqedoni.

Ai u bë temë e mediave në Maqedoni dhe në Greqi pasi në deklaratën e tij pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev vendit tonë i tha ''Republika e Maqedonisë'', gjë që e inatosi popullin grek dhe mediat e vendit të tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai tani ka sqaruar këtë duke thënë se ka gabuar dhe për këtë nuk duhet të cënohet patriotizmi i tij.

''Në vend që t'a përdor pjesën e mirënjohur 'Fqinji jonë' e kam përdorur gabimisht 'Republika e Maqedonisë'. Mos ma cënoni për këtë patriotizmin tim se një gjë të tillë nuk e lejoj'' tha Boutaris për mediat greke. /Telegrafi/