Botërori 2026 sjell revolucionin digjital - si rrjetet sociale po ndryshojnë mënyrën se si tifozët ndjekin futbollin
Kupa e Botës 2026 po tregon një ndryshim të madh në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë futbollin.
Përveç televizioneve tradicionale, një rol gjithnjë e më të madh po marrin krijuesit e përmbajtjes në internet, të cilët po ndikojnë veçanërisht te brezi i ri.
Për gjeneratën Z, futbolli nuk ndiqet më vetëm përmes transmetimeve televizive.
@bramkriktok Maakt niet uit wie! #bramkriktok#argentina#worldcup#worldcup2026♬ sonido original - siemdo
Shumë tifozë i ndjekin ndeshjet përmes videove të shkurtra në TikTok, transmetimeve të përbashkëta në YouTube, reagimeve në Twitch si dhe memeve dhe diskutimeve në Instagram dhe platforma të tjera.
Përmbajtja nis të qarkullojë para ndeshjes dhe vazhdon edhe shumë kohë pas përfundimit të saj.
Edhe pse televizionet vazhdojnë të kenë të drejtat e transmetimit dhe mbeten të rëndësishme për ndeshjet live, ndikimi i influencuesve sportivë është rritur ndjeshëm.
@annaliviahynds World Cup semi finals let’s go 🇪🇸🌞
♬ original sound - Irina
Shumë tifozë të rinj preferojnë analizat, komentet dhe reagimet e personave online, duke krijuar një mënyrë të re të konsumimit të sportit.
Sipas të dhënave të industrisë, një pjesë e madhe e tifozëve ndjekin sportistë dhe klube në rrjetet sociale, ndërsa të rinjtë shpesh zbulojnë lajmet dhe përmbajtjet sportive përmes influencerëve, më shumë sesa përmes reklamave ose mediave tradicionale.
Një shembull i këtij ndryshimi është IShowSpeed, i cili është bërë një nga figurat më të njohura online falë reagimeve të tij për futbollin dhe mbështetjes për Cristiano Ronaldon.
Po ashtu, gazetari Fabrizio Romano e ka kthyer raportimin për transferimet e futbollistëve në një fenomen global në rrjetet sociale.
Ndërkohë, edhe kompanitë dhe markat po ndryshojnë strategjinë e tyre të marketingut.
Ato po investojnë gjithnjë e më shumë në bashkëpunime me krijues të përmbajtjes, pasi reklamat përmes influencerëve po rriten më shpejt sesa formatet tradicionale televizive.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se televizionet po humbasin rëndësinë.
Të drejtat e transmetimit të ndeshjeve vlejnë ende miliarda dhe ekranet televizive mbeten mënyra kryesore për të parë drejtpërdrejt sfidat e mëdha.
Ndryshimi kryesor është se sot një ndeshje futbolli nuk përfundon me fishkëllimën e fundit të arbitrit.
Analizat, reagimet, debatet dhe videot në rrjetet sociale e zgjasin përvojën e tifozëve për ditë të tëra, duke e bërë Kupën e Botës 2026 një nga turnetë më të ndikuar nga bota digjitale. /Telegrafi/


