Please enter at least 3 characters.

Borussia Dortmundi po synon transferimin e dy yjeve të Barcelonës

Borussia Dortmund i ka vënë sytë nga dy të rinj të Barcelonës, teksa kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, sipas Mundo Deportivo

Dortmund është i interesuar për dy lojtarë të rinj të Barcelonës, duke synuar përforcime në pozitat e mbrojtësit të majtë dhe të mesfushës.

Fokusi i BVB është tek Hector Fort që luan si mbrojtës i djathtë, dhe Dro Fernandez, mesfushor 17-vjeçar. Të dy kanë qenë pjesë e skuadrës së parë në parasezon, por kanë perspektiva të kufizuara për minuta nën drejtimin e trajnerit Flick.

Fort, një reprezentus i grupmoshave të Spanjës, po ndiqet gjithashtu nga klube si Paris FC, Milan, Mallorca dhe Ajax.

Barcelona preferon një huazim ose shitje të përhershme me klauzolë riblerjeje, pasi Fort nuk ka arritur të sigurojë vend në formacion, duke qenë pas Jules Kounde dhe Eric Garcia në hierarki.

Fernandez, që vjen nga akademia La Masia, ka kontratë deri në vitin 2027 dhe kërkon garanci për minuta në fushë.

Dortmund, i njohur për zhvillimin e talenteve të rinj, është një nga disa klubet që kanë bërë propozime konkrete për mesfushorin kreativ.

Fort regjistroi 17 paraqitje në kampionat sezonin e kaluar, kryesisht si zëvendësues, dhe ka gjithsej 30 ndeshje me skuadrën e parë të Barcelonës.

Fernandez luajti 15 minuta në një miqësore kundër FC Seoul gjatë parasezonit, por në përgjithësi ka pasur pak minuta me ekipin e parë./Telegrafi/