Please enter at least 3 characters.

Borussia Dortmund fiton sigurt ndaj Copenhagen në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve

2022/09/4282e6393dadae7e32047202a246646do2.jpg

Borussia Dortmund ka shënuar fitore ndaj Copenhagen me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me vendasët që ishin më të mirë duke rrezikuar disa herë.

Goli i parë në minutën  35-të, kur Julian Brandt, asistoi te Marco Reus që shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në ndeshje me Giovanni Reyna që asistoi për Raphael Guerreiro i cili shënoi për 2-0.

Pjesa e dytë ishte më e dobët me raste, sidomos në start të saj.

Për të parë golin e tretë u desh të pritej minuta e 83-të, kur Giovanni Reyna asistoi te Jude Bellingham që shënoi për 3-0.

Më ketë fitore Borussia Dortmund ka tri pikë./Telegrafi/