Please enter at least 3 characters.

Bora mbulon disa vende të Kosovës

Më 2 tetor 2025, reshjet e borës kanë mbuluar disa rajone të Kosovës, duke sjellë kështu dimër të parakohshëm.

Temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa bardhësia e bjeshkëve ka ofruar një peizazh të këndshëm për banorët dhe vizitorët.



Bjeshkët e Istogut tashmë janë zbardhur nga një shtresë e konsiderueshme bore, raporton Telegrafi.

Bora e parë është regjistruar edhe në Deçan, ku pamjet nga lexuesit tregojnë reshje të dendura.

Edhe Prevalla është mbuluar nga bora, duke krijuar një peizazh të mrekullueshëm dimëror.

Foto: Bora mbulon Deçanin

Sipas meteorologëve, reshjet do të vazhdojnë edhe të premten, më 3 tetor, me intensitet edhe më të lartë.

Autoritetet u bëjnë thirrje ngasësve të veturave të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik. /Telegrafi/

Foto: Bora mbulon Prevallën