“Bone sikur n’dasëm”, gjysmë milioni për një javë (Video)
03/05/2015
Fansat janë duke pëlqyer jashtëzakonisht shumë bashkëpunimin ndërmjet “Etnon” dhe Adelina Tahirit.
Ka kaluar vetëm një javë që nga publikimi në YouTube i videoklipit të këngës “Bone sikur n’dasëm” dhe tashmë është shikuar mbi 500 mijë herë.
Kënga që është produkt i Genc Prelvukajt dhe videoja që është realizim i Black Fish Entertainment, tashmë mund të konsiderohet hit.
Reperët e grupit “Etnon” janë të njohur për bashkëpunime të suksesshme, ndërsa këngëtarja shkupjane nuk është e njohur për duete, porse pas këtij, mund të ndryshojë mendje. /Telegrafi/


