Bogujevci: Drejt përfundimit punimet restauruese në ndërtesën e Kryqit të Kuq në Prishtinë
13/08/2026
Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka njoftuar se punimet restauruese në ndërtesën e Kryqit të Kuq në Prishtinë janë drejt përfundimit.
Sipas saj, pas ndërhyrjeve restauruese, kjo hapësirë po merr një pamje të re, duke ruajtur karakteristikat e saj ekzistuese dhe duke u përgatitur për funksionim të mëtejshëm.
Ky projekt është pjesë e angazhimeve për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave me rëndësi për qytetin e Prishtinës.
Punimet në objekt tashmë janë në fazën përmbyllëse, ndërsa pas përfundimit të tyre hapësira pritet të jetë e gatshme për funksionim të mëtejshëm. /Telegrafi/


