Please enter at least 3 characters.

Bodrumspor falënderon Bardhin, pritet lëvizja në klub të ri

Mesfushori ofensiv dhe kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, nuk do të jetë më pjesë e Bodrumsporit në sezonin e ardhshëm, pasi klubi turk zyrtarizoi ndarjen me futbollistin, pas përfundimit të kontratës, njofton Telegrafi.

Tani Bardhi është në kërkim të një sfide të re, pasi kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut dhe një nga figurat më të njohura të gjeneratës aktuale, nuk do të jetë më pjesë e klubit turk Bodrumspor, që në mënyrë zyrtare ka konfirmuar largimin e tij.

Mesfushori ofensiv iu bashkua ekipit nga bregdeti turk gjatë afatit kalimtar të janarit, duke ardhur nga Trabzonspori, por aventura në Bodrum nuk rezultoi e suksesshme. Klubi nuk arriti ta mbajë statusin elitar dhe ra nga Superliga, ndërsa Bardhi tashmë është i lirë të zgjedhë klub të ri.

“Falënderojmë Bardhin për kontributin e dhënë. Kontrata e tij ka përfunduar dhe i urojmë suksese në vijim të karrierës së tij,” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Në karrierën e tij, Bardhi ka mbajtur luajtur me Ujpeshtin, Levanten dhe Trabzonsporin. Suksesi më i madh në karrier për shkupjanin ishte periudha në Spanjë, që konsiderohet kulmi i karrierës së tij, ku ai u bë një nga lojtarët më të spikatur të Levantes në La Liga. /Telegrafi/