Please enter at least 3 characters.

Bjellorusi 0-2 Shqipëri, notat e lojtarëve: Cikalleshi, Bare e Hysaj më të mirët

2020/09/118864467_3133478340084707_8357985727516001719_n.jpg

Kombëtarja e Shqipërisë ka marrë një fitore tejet të madhe në udhëtim te Bjellorusia.

Kuqezinjtë kanë triumfuar me rezultat të pastër 0-2, duke shënuar nga një gol në të dyja pjesët.

Sokol Cikalleshi dhe Keidi Bare ishin dy autorët e golave në këtë takim.

Pikërisht dy shënuesit e golave dhe Elseid Hysaj ishin lojtarët më të mirë në këtë takim.

Paraqitje të mirë patën edhe Klaus Gjasula, Berat Gjimshiti e Lorenc Trashi.

Ndërkohë nota më e dobët shkoi për portierin e Bjellorusisë, Guttor si dhe mesfushorët Selyava dhe Stasevich. /Telegrafi/