Please enter at least 3 characters.

"Bishtaleci magjik" mbush 51 vjet, këto janë pesë golat më të bukur në karrierën e Baggios (Video)

2018/02/Baggio-e1518955283859.jpg
252:"9 JUL 1994: ROBERTO BAGGIO SLIPS PAST ZUBZARETA ON HIS WAY TO SCORING THE GAME WINNING GOAL AGAINST SPAIN DURING THE1994 WORLD CUP QUARTERFINAL MATCH AT THE FOXBORO STADIUM IN MASSACHUSETTS. ITALY W0N 2-1. Mandatory Credit: Simon Bruty/ALLSPORT
12:"Getty Images

Legjenda italiane e futbollit, Roberto Baggio i njohur si 'bishtaleci magjik' ka mbushur plot 51 vjet gjatë ditës së sotme (e diel).

Baggio është njëri nga futbollistët më të mirë italian në histori, por padyshim se ka një vend edhe në përzgjedhjen botërore.

Ish-sulmuesi italian gjatë karrierës së tij ka luajtur për tri skuadrat më të mëdha italiane, Juventusin, Interin dhe Milanin, ku ka shënuar shumë gola dhe ka fituar trofe.

Bishtaleci magjik ka luajtur edhe për skuadra tjera të njohura italiane si Fiorentina, Brescia dhe Bologna, ku padyshim se ka dhuruar shou me klasin e tij në lojë.

Baggio gjithashu ka qenë edhe pjesë e pandashme e Kombëtares Italiane dhe një kohë edhe kapiten i Azzurrëve.

Karriera e tij e gjatë i ka dhuruar mjaftueshëm trofe ekipor, teksa nuk kanë munguar as ato individual, ku ndër to edhe Topi i Artë.

Sot (e diel) Baggio mbush plot 51 vjet, ndërsa mediet italiane janë përkujdesur t'i zgjedhin pesë golat më të mirë të tij në karrierë, ku Telegrafi ua sjell ato më poshtë.

Napoli - Fiorentina, 17 shtator 1989

Italia - Çekosllovakia, 19 qershor 1990

Inter - Juventus, 26 prill 1992

Borussia Dortmund - Juventus, 18 prill 1995

Juventus - Brescia, 1 prill 2001

/Telegrafi/