Please enter at least 3 characters.

Billy Monger i frymëzon të gjithë - dy vite pasi ia amputuan të dyja këmbët, fiton 'Pau Grand Prixin'

2019/05/for-1.jpg

Billy Monger është një inspirim për gjithë të rinjtë nëpër botë. Dy vjet më parë kishte pësuar një aksident, duke i amputuar të dyja këmbët, por ai ka arritur ta fitojë Grand Prix de Paun në Francë.

20-vjeçarit i amputuan të dyja këmbët pas një aksidenti që pësoi gjatë një gare në Formula 4 në Doninghton Park para dy vitesh, por  ka arritur tani të fitojë Euroformula Open në Francë.

Monger ka thënë se ai nuk e kishte besuar që do të ndodhte një gjë e tillë: “Nuk mund ta besoj, nuk e mendoja para dy vitesh se do ta fitoja një garë, jam mbi hënë!”

Billy Monger (Foto: Ker Robertson/Getty Images/Guliver)

Ai kishte marrë një makinë speciale para se të garonte, shkaku i gjendjes së tij, e që ishte kualifikuar nga vendi i 11-të.

Monger arriti që t’i mposhtë kundërshtarët që ishin favoritë si, Julian Hanses dhe Liam Lawson nga firma e Motopark, e që askush nuk e pritur një gjë të tillë. /Telegrafi/