Please enter at least 3 characters.

Bill Gates jep donacionin më të madh që prej vitit 2000

2016/01/bill-gates-microsoft-ap-635.jpg

Njeriu më i pasur në botë, Bill Gates, posa ka dhënë 5-përqindëshin e pasurisë së tij.

Gates dhuroi 4.6 miliardë dollarë, ndërsa sipas një dosje të publikuar nga Securities & Exchange Commission këtë të hënë, Gates dhuroi 64 milionë aksione të Microsoft më 6 qershor.

Raporti thekson se ky është donacioni më i madh i Bill Gates që nga viti 2000, në të cilin kishte dhuruar stoqe në vlerë prej 5 milairdë dollarësh, për ta krijuar Fondacionin Bill & Melinda Gates.