Please enter at least 3 characters.

Bilbao dëshiron ta rikthejë Herreran

2019/04/AnderHerrera.jpg
285:"LEICESTER, ENGLAND - FEBRUARY 03: Ander Herrera of Manchester United celebrates victory following the Premier League match between Leicester City and Manchester United at The King Power Stadium on February 3, 2019 in Leicester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Mesfushori i Manchester Unitedit, Ander Herrera, është bërë shënjestër e Athletic Bilbaos, pesë vite pasi u largua nga klubi spanjoll.

Sipas RMC Sport, klubi bask është i gatshëm të konkurrojë me Paris Saint Germainin për nënshkrimin e 29-vjeçarit.

Herreras i skadon kontrata në fund të muajit qershor dhe Djajtë e Kuq nuk do t’ia rinovojnë atë.

Ai bën pjesë në listën e lojtarëve që do të largohen nga Unitedi gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

Këtë edicion, mesfushori ka regjistruar 25 paraqitje në të gjitha garat, porse nuk bën pjesë në planet e Ole Gunnar Solskjaer për edicionin e ri. /Telegrafi/