Please enter at least 3 characters.

Biden urdhëron vendosjen e forcave shtesë në Evropë

2021/08/7786b3ee-1130-4673-a2c4-7ba1be4c280f-scaled.jpg
213:"President Joe Biden speaks about the bombings at the Kabul airport that killed at least 12 U.S. service members, from the East Room of the White House, Thursday, Aug. 26, 2021, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
2:"AP

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka urdhëruar vendosjen e forcave shtesë për të forcuar aftësitë e SHBA-së në Evropë dhe për të mbështetur aleatët e NATO-s.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Biden tha në një deklaratë se SHBA-ja do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Më herët sot, ai foli me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ku Biden tha se ai përcolli mbështetjen e vazhdueshme ekonomike, humanitare dhe të sigurisë që ofrohet nga SHBA-ja.

Në një deklaratë për bisedën telefonike, presidenti amerikan tha: “Ndërsa presidenti Putin kërcënon themelet e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, NATO po demonstron edhe një herë se qëndron për lirinë dhe demokracinë.

“Siç thashë dje, Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Përkushtimi ynë ndaj nenit 5 është i hekurt”.

"Kam urdhëruar vendosjen e forcave shtesë për të rritur aftësitë tona në Evropë për të mbështetur aleatët tanë të NATO-s". /Telegrafi/