Biden thotë se është "e diskutueshme" nëse Rusia kontrollon Mariupolin
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha të enjten se është "e diskutueshme" nëse presidenti rus, Vladimir Putin kontrollon Mariupolin, Ukrainë.
"Është e diskutueshme nëse ai kontrollon Mariupolin", tha Biden, duke shtuar, "Nuk ka ende asnjë provë që Mariupoli është plotësisht i dorëzuar".
Biden i bëri thirrje gjithashtu Putinit që të lejojë ndihmën humanitare në Ukrainë dhe daljen e njerëzve që janë bllokuar brenda fabrikës së çelikut.
"Kjo është ajo që çdo kryetar shteti do të bënte në çdo rrethanë", shtoi Biden.
Forcat ukrainase po vazhdojnë t'i rezistojnë sulmeve ndaj uzinës dhe po injorojnë thirrjet ruse për t'u dorëzuar.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë "serioze dhe të rënda" për të mposhtur ushtrinë ruse në Mariupol pasi "mijëra" civilë kanë mbetur të bllokuar brenda qytetit. /Telegrafi/


