")
Please enter at least 3 characters.

Biden: SHBA-ja është e hapur për sanksione shtesë ndaj Rusisë

2022/05/download-1.jpg
233:"President Joe Biden speaks to reporters before boarding Air Force One at Geneva Airport in Geneva, Switzerland, Wednesday, June 16, 2021. Biden is returning to Washington as he wraps up his trip to Europe. (AP Photo/Patrick Semansky)
2:"AP

Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, presidenti amerikan, Joe Biden tha se "ne jemi gjithmonë të hapur ndaj sanksioneve shtesë".

"Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë apo nuk do të bëjmë", tha Biden para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë ndërsa diskutonte mbi ekonominë amerikane.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash, duke përfshirë ndalimin e naftës ruse, raporton cnn.

Propozime të tjera përfshijnë sanksionimin e individëve që kryen krime lufte në Bucha, Ukrainë; heqja e bankës më të madhe ruse Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga sistemi SWIFT, një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën; dhe ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët evropiane.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi të mërkurën sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse "pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit" dhe punonjësve të tyre. /Telegrafi/