Please enter at least 3 characters.

Biden: Është kthyer diplomacia dhe Amerika

2021/01/224bf391-ca9d-437e-8801-0a06e64b573e.jpg
232:"US President Joe Biden delivers remarks before signing an Executive Order in the South Court Auditorium at the White House on January 25, 2021 in Washington, DC. (Photo by JIM WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Në vizitën e parë në Departamentin e Shtetit si president, Joe Biden u dha punonjësve një mesazh të qartë se "Amerika është kthyer. Diplomacia është kthyer".

Biden është vendosur të njoftojë një seri ndryshimesh të rëndësishme në politikën e jashtme të SHBA-së, përfshirë masat mbi Jemenin dhe të drejtat e LBGTQ, gjatë një fjalimi në Departamentin e Shtetit, tha të enjten Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, raporton cnn.

"Ne do të rindërtojmë aleancat tona. Ne do të ri-angazhojmë botën dhe do të marrim sfidën e madhe me të cilën përballemi duke u marrë me pandeminë, duke u marrë me ngrohjen globale dhe përsëri, duke qëndruar në këmbë për demokracinë dhe të drejtat e njeriut rreth botë", pohoi ai.

Ai theksoi se punonjësit do të "besohen dhe fuqizohen" për të bërë punën e tyre dhe u kërkoi të gjithëve të ndiqnin disa parime thelbësore - integritetin, transparencën dhe llogaridhënien - ndërsa punonin në shërbim të popullit amerikan.

Ndryshe, Biden tashmë si shef të diplomacië amerikane, Sekretar të Shtetit e ka caktuar Antony Blinkenin. /Telegrafi/