Please enter at least 3 characters.

Biden: Është e papërgjegjshme që Rusia të transferojë armë bërthamore në Bjellorusi

2023/01/biden-1-scaled.jpg
177:"U.S. President Joe Biden speaks about continued U.S. support for Ukraine in the Roosevelt Room at the White House in Washington, U.S., January 25, 2023. REUTERS/Evelyn Hockstein
7:"REUTERS

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka përsëritur se është “krejtësisht e papërgjegjshme” që Rusia të transferojë armë bërthamore në Bjellorusi.

“Unë e kam komentuar këtë shumë herë -- është krejtësisht e papërgjegjshme", tha Biden derisa u nis për në Filadelfia, transmeton Telegrafi.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia ka zhvendosur tashmë grupin e parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Duke folur në një forum ekonomik, ai tha se ato do të përdoren vetëm nëse kërcënohet territori i Rusisë. /Telegrafi/